Maqedoni

Arsovski: Rikonstrumi nuk sjell përfitime të mëdha

18.02.2023 16:29

Rikonstruimi i qeverisë dhe përfshirja e ASh-së brenda saj nuk do të sjellë shum përfitime vlerson analisti politik Petar Arsovski...

Rikonstruimi i qeverisë dhe përfshirja e ASh-së brenda saj nuk do të sjellë shum përfitime vlerson analisti politik Petar Arsovski. Mandje ai pret edhe më shum polarizim në skenën politike në vend. Rikonstruimi sipas tij do t’i kontribojë funksionalitetit të Kuvendit ndërsa nuk do të kenë ndikim për ndryshimet kushtetuese.
 
“Mendoj se kemi më shumë gjasa të presim më shumë polarizim. Ndryshimet që po bën qeveria tani janë në thjerrëzën e dy faktorëve, njëri është stabilizimi i funksionalitetit të Kuvendit dhe mazhorancës dhe i dyti është një hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ndryshimet e tanishme nuk kanë ndikim sepse edhe ato parti që janë brenda edhe ato që kanë mbetur jashtë kanë një qëndrim politik se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Sa i përket shumicës në kuvend dhe funksionalitetit të Kuvendit nuk dihet se si do të jenë përfitimet totale. Mendoj se zvarritja e diskutimeve është një tregues se nuk kemi një ambient stabil aq sa pritej, ndaj duhet të presim shifrat përfundimtare, por përfitimi neto mund të mos jetë i madh.”, tha analisti politik Petar Arsovski.
 
Arsovski gjithashtu mendon se se mund të priten përplasje shtesë, mandje edhe mund të hapet çështja e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa prioritet do të mbetet rruga evropiane, stabilizimi i situatës, sundimi i ligjit, si dhe kriza ekonomike dhe energjetike në vend.
 
NAIM RAMADANI