Maqedoni
Problemet me energjetikë, Dimitrov: Duhen masa për ruajtjen e energjisë
18.02.2023 16:57
Të gjithë ata që do të ndërtojnë impiante fotovoltaike duhet të posedojnë edhe sistem për akumulimin e energjisë së tepërt...

Të gjithë ata që do të ndërtojnë impiante fotovoltaike duhet të posedojnë edhe sistem për akumulimin e energjisë së tepërt, thotë profesori universitar Konstantin Dimitrov. Investimi në teknologji për mbledhjen e rrymës, sipas tij ndihmon në stabilizimin e rrjetit dhe në ndërkohë, mundet maksimalisht të shfrytëzohet ngrohja me diell. Strategjitë ekzistojnë por duhen masa për menaxhimin e energjisë së tepërt diellore.
“Nëse kemi strategji dhe dokumente, këtë shteti do ta tregon se, këtë vit nuk do të shpallim konkurs për sisteme fotovoltaike. Për këtë duhet të mbahet llogari dhe të merren masa.”, tha profesori universitar Konstantin Dimitrov.
Sipas ekspertit në fjalë, shteti duhet t’i ndihmojë dhe stimulojë amvisëritë, respektivisht prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike.
“Duhet të stimulohet qytetari. Të vëndojë 50% akumulatorë në sitemin me kolektor diellor mbi kulmin e tij dhe t’i jepet 50% subvencione për shpenzime financiare. Atëherë do të rritet interesi dhe nuk do të ketë përplasje dhe destabilzim.”, tha Dimitrov.
Koha e mirë ka bërë që këtë vit qytetarët të mos е shterrin sistemin elektro-energjetik, thotë Dimitrov. Ai nuk prejt rritje të reja të çmimit të rrymës, por thekson zvogëlimi e sipërfaqeve ujore të cilat tashmë veç janë zvogëluar.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
