Maqedoni

Vendimi i GjEDNj-së, Selmani: I drejtë, gjykatat e vendit jo efikase

18.02.2023 17:43

Vendimi i gjykatës Europiane për të drejta të njeriut në Strasburg, ndaj ankesës së 7 prej të akuzuarve nga Prokuroria Special Publike...

Vendimi i gjykatës Europiane për të drejta të njeriut në Strasburg, ndaj ankesës së 7 prej të akuzuarve nga Prokuroria Special Publike, për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016 është i drejtë, vlerson profesori universitar Bashkim Selmani për TVM 2. Thotë se GjEDNj nuk mund të marrë vendim të prerë në rastet për të cilat ende nuk janë ezauruar instrumentet ligjore në vend, por thotë se drejtësia vështirë të vijë në vend marër parasysh joefikasitetin e treguar në shumë raste nga gjykatat tona. 
 
“Qytetarët e kanë vështirë për të arritur deri tek kjo Gjykatë sepse pengesa elementare ka të bëjë me gjyqësorin që stërzgjat lëndët në Gjykatat Themelore dhe ato të Apelit. Në këtë rast pa i shfrytëzuar mjetet juridike brenda shtetit, nuk mund t’i drejtohemi për këto konteste Gjykatës së Strasburgut.”, tha profesori universitar Bashkim Selmani.
 
Vendimi i GjEDNj-së, Kallajxhiev: Ne nuk kemi institucione efikase 
 
Nga ana tjetër, profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev, shprehet i zhgënjyer që gjykata nuk ka sjellë një vendim më të prerë. Kallajxhiev nuk beson se këti raste do zgjidhen ndonjëherë në institucionet e vendit, ashtu siç kanë udhëzuar nga Gjykata Europiane për të Drejta të Njeriut.
 
“Unë nuk jam i bindur se vendimi është i drejtë sepse mjetet juridike në vend edhe nëse ka që nuk janë harxhuar, mendoj se nuk do të jenë efikase. Në Maqedoni realisht nuk egziston mundësia që të diskutohet për këtë çështje me ndonjë mjet efikas. Gjykata mendon se çështjet akoma duhet të rishqyrtohen para instancave të tjera gjyqësore në vend, që sipas meje është e pamundur.”, tha profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev.
 
Me abolimin e Ish presidentit Gjorgje Ivanov në vitin 2016 u përfshinë 54 persona në mesin e të cilëve Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska e  Mile Janakievski .
 
FLORIJE BELULI KAMBERI