LSDM: Vendimi i GjEDNj në Strazburg, hesht Vmro - DPMNE
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Strazburgut, as Hristijan Mickoski e askush nga funskionarët e VMRO-DPMNE-së...

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Strazburgut, as Hristijan Mickoski e askush nga funskionarët e VMRO-DPMNE-së nuk patën guximin t`u kërkojnë falje qytetarëve për përpjekjen e pasuksesshme që të amnistohen kriminelët. Akuza, vjen nga socialdemokratët duke shtuar se kanë dështuar përpjekjet e Gjorge Ivanovit dhe të VMRO-DPMNE-së që kriminelët të lirohen pa u gjykuar.
“Vendimi i Gjykatës Evropiane është inkurajuese edhe për gjyqësorin maqedonas për shkak se kërkuesit i çon t`i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike para gjykatave maqedonase, me çka shkatërohet edhe një konstruksion i rremë i VMRO-DPMNE-së se gjyqësori është nën kontrollin e LSDM-së. Organet gjyqësore të vendit tani duhet deri në fund t`i zbatojnë të gjitha lëndët dhe rastet e hapura. Për LSDM-në, ndërtimi i një sistemi të fortë dhe të pavarur të drejtësisë mbetet prioritet kryesor. Ne vazhdojmë të krijojmë dhe zbatojmë reformat e nevojshme, VMRO-DPMNE vazhdon të mbrojë krimin.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
