Shtetet e bashkuara publikuan strategjinë e re kombëtare

06.02.2015 21:33

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar strategjinë e re kombëtare të sigurisë duke ritheksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara te Amerikes ta kenë rolin e liderit në sigurimin e “rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla” dhe në mobilizimin global të përpjekjeve në një rreze të fronteve të sigurisë, përfshirë ndaljen e “agresionit” rus...

Në dokumentin e publikuar sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Amerika i “udhëheq koalicionet ndërkombëtare për t’i konfrontuar sfidat aktuale, që paraqiten nga agresioni, terrorizmi dhe sëmundja”.

Obama tha se Uashingtoni është së bashku me “aleatët evropianë, duke ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë për të imponuar çmime dhe për të shmangur agresionin e ardhshëm” në përgjigje të aksioneve të Rusisë në Ukrainë. Në këtë dokument, janë theksuar edhe rreziqet e tjera, përfshirë zgjerimin bërthamor, terrorizmin islamik dhe sulmet kibernetike “shkatërruese”.