Maqedoni

Zanatet e vjetra drejt zhdukjes, Saraçi: Do të punoj deri sa të kem shëndet

19.02.2023 12:57

Arif Saraçi është simbol i Tetovës. Nuk ka qytetar që nuk e njeh, pasi punën që bën është e veçantë...

Arif Saraçi është simbol i Tetovës. Nuk ka qytetar që nuk e njeh, pasi punën që bën është e veçantë dhe e rallë për kohën që jetojmë por, zanat që rezikon të zhduket. Arif Saraçi thotë se ky zanat “Saraç” shkon drejt zhdukejs, pasi të rinjët por edhe fëmijët e tij nuk e preferojn dhe puna është ulur shumë krahasuar me vitet kurë qytetarët por edhe malësorët si mjetë punë i kishin kuajt.
 
“Momentalisht puna shkon dobët, si zanat i vjetër, pasi edhe fushat më nuk punohen me kuaj. Si të punohet fusha me kuaj dhe ne kemi punë, momentalisht të gjithë me traktor punojn. Nuk vjen as një çirak, e kame djalin këtu edhe ai mezi vinë nuk dëshiron të vije këtu. Koha e më hershme ka qenë e mir pasi edhe fshataret e malësis dhe fushat kanë punuar me kuaj, tani edhe malësia edhe fushat janë ndalë me punën e këtij zanati.”, tha Arif Saraçi.
 
Edhe pse si zanat shkon drejt zhdukejes Arif Saraçi, thotë se do punoj deri sa të ketë shëndet dhe lokali i tij është i hapur çdo dite nga ora 7 e mengjesit. Ai thotë se ka vështëri dhe krizë sot, por ka punë sa për të jetuar.
 
“Momentalisht deri sa kam unë fuqi do ta vazhdoj këtë zanat, kur do dalë nuk e di cka do bëjnë rinia. Kemi pas pak krizë por idare jemi bërë,dhe nuk kemi pas kujt ti ankohemi, e kemi vazhdu punën kështu. Në kohën e pandemis kemi pasur përkrahje nga shteti, nuk mund të themi se jo, pasi na ka ndimuar se kemi pasur duqanin e mbyllur, na ka thënë një rrogë mesatare që e kemi pasur shteti, komuna e Tetovës.”, tha Saraçi.
 
Ne e lamë Arif Saracin me çekan e gjëlpër në dorë duke punuar me plotë pasion punë e tij. Mesazhi i tij për rinin është të vazhdojn të punojn këtë zanat dhe mos e lejojnë të zhduket, por thotë se rinia sot dëshirën e vetme e ka të largohet nga ky vend. Në Tetovë ka vetëm tre duqane që punojnë këtë zanat ndërsa para 30 vitesh në çdo qosh të Tetovës kishte një SARAÇ.
 
VISAR SADIKI