Maqedoni

ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, vazhdon rikonstruimi i objekteve

19.02.2023 14:52

Pas pothuaj se disa dekadave të lëna pasdore dhe pa asnjë investim...

Pas pothuaj se disa dekadave të lëna pasdore dhe pa asnjë investim, më në fund ka filluar rikonstruimi i disa prej objekteve të ISHP ”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, bëhet fjalë për objektin e Dispanserit të Fëmijëve ku kryhet Vaksinimi, objektin e Ndihmës së Shpejtë si dhe objektin e Ambulancës në “Lagjen e Trimave”. Drejtori i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” në Kumanovë, Faruk Alili, në një prononcim për TVM2, theksoi se punimet po zhvillohen pa pengesa dhe sipas palnit.
 
“Punimet janë duke u zhvilluar sipas ritmit të paraparë, si nga ana e firmës kotrakutese por edhe nga ana jonë, kështuqë gjatë bisedimeve konsultimeve na është thënë se deri në fund të këtij muaji punimet do të përfundojnë. Pasi të përfundojë rikonstruimi i tërësishëm brenda do të bëjmë mobilimin e hapsirave brenda me mobilje komplet të reja, ku edhe është në procedure të tenderimit dhe shpresojmë që të përfundojë më shpejtë me qëllim që personeli mjekësorë të kthehen në vendet e tyre të punës sepse momentalisht janë transferuar në Ambulamntën në “Lagjen e Trimave””, tha për TVM2, Alili.
 
Drejtori, Faruk Alili, gjithashtu na njoftoi se me rikonstruime të këtilla do të vazhdojmë edhe më tej, kështu që vijon rikonstruimi i Ambulancës në “Lagjen e Trimave” si dhe “Ambulancës së Shkollës”.
 
“Vazhdojmë me rikonstruimin e një pjese të Ambulancës në “Lagjen e Trimave”, e cila më herët ka funksionuar si barnatore mirëpo tash do ta ridestinojmë për Laboratori, që besojmë se do të jetë ndihmesë e madhe për banorët e asaj ane ku e dijmë mirë se janë numër i madh që gravitojnë në atë pjesë. Parashihet që të fillojmë me rikonstruim edhe të “Ambulancës së Shkollës”, aty do të jet pakë më problem sepse ai objekt është konstruksion”, tha për TVM2, Alili.
 
Ndryshe investimet që po kryhen për momentin kapin një kosto prej 4,5 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti vetanak i ISHP”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.  
 
FATLUM AQIFI