Maqedoni

Mbrojta nga sulmet kibernetike, Kordalov: Institucionet dhe qytetarët të bashkëpunojnë

19.02.2023 16:12

Sulmeve kibernetike mund t’ju shëptohet vetëm nëse vihen në bashkëpunim institucionet...

Sulmeve kibernetike mund t’ju shëptohet vetëm nëse vihen në bashkëpunim institucionet, qytetarët dhe personat e shërbimit teknologjik. Duke komentuar kërcënimet siber në vendin tonë, respketivisht  sulmin kibernetik në fondin për sigurim shëndetësor, komunikologu Bojan Kordalov për TVM-në thotë se duhet të shpëtohen të dhënat dhe të rruhen nga keqpërdorimi.
 
“Patjetër të investohet në sigurinë kibernetike. Në fund të fundit nëse nuk paguajmë, nuk kursejmë diçka, të ndodh ndonjë gabim ndonjë vjedhje e të dhënave, atëherë do t’a paguajmë dyfishin, trefishin. Duam të mos vijë deri tek keqpërdorimi potencial i të dhënave, vjedhja e të dhënave, për të cilat duhet të jepet përgjigje e qartë. Dhe, është mirë t’i kemi të dhënat në vend se t’i rikthejmë apo ripërtërijmë sërish.”, tha komunikologu Bojan Kordalov.
 
Si qytetarë që shfrytëzojmë telefonat e që i kanë të gjitha të dhënat aty, edhe kjo qasje duhe të jetë e mbrojtur, thotë Kordalov.
 
“Nuk ekziston ndonjë person që ka mësuar, është bërë ekspert i temës dhe të themi, është përfundimisht i mbrojtur. Jo, sepse teknologjia zhvillohet minutë pas minute, ditë pas dite. Nuk është çështja se kemi blerë telefonin më të ri. Para së gjithash ta dimë se modeli më i ri është i mbrojtur dhe si t’i shfrytëzojmë opcionet në mënyrë të drejtë.”, tha Kordalov.
 
Sipas ekspertit në fjalë, institucionet  duhet që në këtë betejë të  fusin edhe qytetarët si dhe të rrisin bashkëpunim me vendet perëndimore, NATO-n SHBA-në, në pjesën e mbrojtjes nga kërcënimet hibride.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU