Maqedoni

Jotova në takim me shoqatat bullgare: S’ka progres evropian pa kyçjen e bullgarëve

19.02.2023 17:50

Sofja nuk do të zhvendoset nga marrëveshja për fqinjësi me Shkupin....

Sofja nuk do të zhvendoset nga marrëveshja për fqinjësi me Shkupin. Këtë e ka ripërsëritur nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova në takim me përfaqësuesit e shoqata bullgare në ambasadën e Bullgarisë në vend. Ajo ka shtuar se fqiu lindor po ndjek me vëmendje të veçantë situatën politike në RMV në raport me Bullgarinë, ndryshimet kushtetuese dhe punën e komisionit interdisiplinar mbi tekstet shkollore.

“Nëse Bullgarët nuk kyçen në Kushtetutë, nuk do të ketë asnjë progres në negociatat e RMV-së për anëtarësim në BE. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të KE-së, me të cilët do të nisim negociatat reale.”, ka deklaruar Ilijana Jotova, nënkryetare e Bullgarisë.
 
Nga ministria e jashtme kumtojnë se vizita e Jotovës është realizuar përmes ambasadës së Sofjes dhe Shkupit dhe se s’ka pasur takime zyrtare.
 
“Informojmë se në raport me qëndrimin e nënkryetares bullgare Jotova në RMV, nuk janë kërkuar takime dhe as programe,  ndërsa vizita e saj tranzite  në vendin tone, është kryer nën organizimin e ambasadës.”
 
Jotova është ndalur në Shkup, pas kthimit nga Kosova, ku ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU