Botë

Lufta në Ukrainë, granatohet një fshat në rajonin e Kharkiv

19.02.2023 18:19

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se forcat e saj kanë marrë Hrekivka, një fshat në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore...

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se forcat e saj kanë marrë Hrekivka, një fshat në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore. 
 
Në brifingun e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës mbrëmë vonë, u tha se rusët po granatonin fshatin, por nuk kishte asnjë informacion për marrjen e tij.
 
“Këtë javë morëm sinjale të forta nga partnerët tanë dhe marrëveshje konkrete në lidhje me pashmangshmërinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për agresionin, për terrorin kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, tha Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës.
 
Forcimi i mbështetjes për Ukrainën, një vit pas agresionit rus, nevoja për të mbrojtur rendin ndërkombëtar ishin pjesë e temave të Konferencës së 59-të të Sigurisë së Mynihut dje dhe një ditë më parë në Mynih. BE dhe NATO janë unanime, mbështetja për Ukrainën duhet të përshpejtohet.