Botë

Mynih, Përgjigja ndaj konfliktit në Ukrainë tregon fuqinë e marrëdhënieve SHBA-Britani

19.02.2023 19:12

Përgjigja transatlantike ndaj konfliktit të Ukrainës tregoi forcën e marrëdhënieve midis Londrës dhe Uashingtonit, sipas Rishi Sunak dhe Kamala Harris....

Përgjigja transatlantike ndaj konfliktit të Ukrainës tregoi forcën e marrëdhënieve midis Londrës dhe Uashingtonit, sipas Rishi Sunak dhe Kamala Harris.
 
Kryeministri britanik, Rishi Sunak takoi dje për herë të parë zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
 
Harris i tha Sunak, përpara se të uleshin për diskutimet e tyre dypalëshe, se Britania e Madhe ishte ndër aleatët më të mëdhenj te SHBA-së.
 
Kryeministri Sunak i tha Harris se ai pajtohej plotësisht me pikëpamjet e saj për rëndësinë e marrëdhënieve BM-SHBA.
 
Udhëheqësi britanik dhe zëvendëspresidentja amerikane diskutuan mundësitë për të përshpejtuar ndihmën ndërkombëtare në Ukrainë, në mënyrë që ata të fitojnë luftën dhe të sigurohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme./ATA