Punonjësit në sektorin shëndetësor, presin sot pagën e janarit
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë....

Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, ende presin që në xhirollogaritë e tyre të hyjnë pagat e janarit, të cilat u vonuan për shkak të sulmit kibernetik në sistemin e Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Nëse kjo nuk ndodh as sot, përfaqësuesit e organizatave sindikale të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë do të informojnë për hapat e ardhshëm due mos përjashtuar protestat. Tashmë një gjë të tillë e kanë paralajëmruar tashmë mjekët, infermieret, dhe kuadri i tjetër mjekësor nga spitali “8 Shtatori” dhe Qendra Klinike “Nëna Terezë”, si dhe nga organizata të tjera shëndetësore .
FSSh të enjten kërkoi që të gjitha institucionet shëndetësore të dorëzojnë të dhëna për të punësuarit që të mundet të paguhet paga.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi, pagat për kuadrin në shëndetësi do të sigurohen nga Regjistri Qendror, ndërsa pastaj do të rregullohen me thesarin e FSSh-së
Një ditë më parë, në një intervistë për MIA-n, kryeministri Kovaçevski siguroi se buxheti ka para për pagesën e pagave të të punësuarve në shëndetësi, por vonesa ka ardhur për shkak të sulmit kibernetik . Sipas kryeministrit, është punuar së bashku me Ministrinë e Financave që pagesa të bëhet nga arka qendrore, që është një çështje e komplikuar, por po punohet.
