Kryesimi me OSBE-në, Osmani viziton Turqinë për të koordinuar ndihmat
20.02.2023 10:52
Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i jashtëm, Bujar Osmani....

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Hellga Shmid sot do të vizitojnë Turqinë
“Vizita zhvillohet në një situatë të vështirë për Turqinë, pas një sërë tërmetesh shkatërruese në të cilat humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, qindra mijëra u plagosën dhe infrastruktura në zonat e prekura, u shkatërrua plotësisht, gjë që sjell vështirësi shtesë për dërgimin e ndihmave humanitare, ushqimit dhe ujit për të mbijetuarit. Vizita e kryesuesit të OSBE-së, Osmani, ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rritjen e ndihmave humanitare nga vendet pjesëmarrëse dhe fondet e OSBE-së që janë për këtë qëllim”, njoftojnë nga MPJ.
