Hataya, uji i detit tërhiqet me 20 metra, qytetarët të shqetësuar
Në qytetin turk të Hataya....

Në qytetin turk të Hataya është shënuar një tjetër fenomen i çuditshëm, ku është vënë re një tërheqje e konsiderueshme e ujit të detit me rreth 20 metra. Më tërheqjen e ujit, në breg të detit nisën të duken gurët dhe shkëmbinjtë në plazh.
Mediat turke kanë publikuar pamje të tërheqjes së ujit, që shkoi 4 deri në 20 metra në bregun e Arsuzit.
Disa ditë më parë, uji është tërhequr edhe në detin Marmara, ndërsa ekspertët kanë deklaruar se kjo është një ngjarje meteorologjike dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Kjo tërheqje nuk ka të bëjë fare me aktivitetin e tërmeteve në rajon. Është një ngjarje që ndodh kur era fryn gjithmonë në të njëjtin drejtim në stinë të caktuara. Në zonat ku rrethi është i ulët, kjo amplitudë tërheqjeje është e lartë, kështu që shihet në një zonë të gjerë”, thonë ekspertët.
