Miliarda dollarë kostoja e rindërtimit në Zelandën e Re pas ciklonit shkatërrues

20.02.2023 11:48

Zelanda e Re ka thënë se rindërtimi pas ciklonit Gabrielle....

Zelanda e Re ka thënë se rindërtimi pas ciklonit Gabrielle do të kushtojë miliarda dollarë, në të njëjtin nivel me tërmetin në Christchurch të 12 viteve më parë. Qeveria së pari do të merret me nevojat më urgjente të të mbijetuarve – ushqim, strehim, energji elektrike dhe komunikim.

“Do të jetë ngjarja më e madhe e motit këtë shekull, me një çmim prej një miliardë dollarësh”, tha Ministri i Financave Grant Robertson.

Kryeministri Chris Hipkins njoftoi një shtesë prej 250 milion dollarësh për të rregulluar rrugët e dëmtuara dhe një paketë mbështetjeje prej 50 milion dollarësh për të dhënë lehtësim të menjëhershëm për bizneset.

Fermerët humbën të korrat dhe tufat e tëra për shkak të përmbytjeve dhe autoritetet ende po përcaktojnë se sa do të mbulohet nga sigurimet.

Gabrielle solli përmbytje të përhapura në ishullin e Veriut në mes të shkurtit, duke dëmtuar rrugët dhe urat. Të paktën 11 persona kanë vdekur deri më tani dhe mijëra janë ende të zhdukur.

Zelanda e Re shpenzoi 13 miliardë dollarë për të rindërtuar nga tërmeti i fuqishëm në ishullin jugor në vitin 2011 që rrafshoi pjesën më të madhe të qendrës së qytetit Christchurch dhe la 185 njerëz të vdekur dhe mijëra të pastrehë.