Sërish paralajmërime për bomba në 14 shkolla dhe në Aeroportin e Shkupit

20.02.2023 12:50

Mëngjesin e sotëm, në adresat e emailit të 10 shkollave në Shkup....

Mëngjesin e sotëm, në adresat e emailit të 10 shkollave në Shkup e të 4 shkollave në Prilep, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë pranuar kërcënime me mjete shpërthyese, njofton MPB.

“ Sot deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të 10 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Gjithashtu, kërcënim është pranuar edhe në katër shkolla në Prilep. Po ashtu, është marrë njoftim për kërcënim të dërguar në aeroportin e Shkupit, ku po ashtu janë duke u bërë kontrolle”, njoftojnë nga MPB.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.