Turqi, përfundoi operacioni i shpëtimit
Gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse – 7.8 ballësh....

Gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse – 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – goditën Turqinë dhe Sirinë , në Turqi mbrëmë përfunduan përpjekjet e shpëtimit.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur.
Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi, ndërsa 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët.
Gjithashtu, Kryqi i Kuq, ka bërë thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat.
Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndihma humanitare është e nevojshme për 26 milionë njerëz, përndryshe kërcënohen nga një valë e re refugjatësh.
