Maqedoni

Sindikata e pavarur paralajmëron kallëzim penal për sulmin e hakerëve në FSSh

20.02.2023 14:15

Sindikata e pavarur e mjekëve kanë ngritur një trup ekspertësh të fushës së drejtësisë...

Sindikata e pavarur e mjekëve kanë ngritur një trup ekspertësh të fushës së drejtësisë, të cilët do të ngrenë kallëzim penal për sulmin e hakerëve ndaj Fondit të Shëndetësisë. Sipas Goran Ristevskit, Sindikata e pavarur do të kërkojë përgjegjësi individuale dhe jo përgjegjësi institucionale për mënyrën se si mbahej ueb faqja dhe databaza me të dhëna dhe se si kompania që ishte e angazhuar mori përsipër aktivitetet e sigurisë.
 
“Sindikata e pavarur ka formuar një komision juridik, e cila do të përgatis kallëzim penal kundër personave të cilët e kanë sjellë Fondin në këtë situatë. Ky kallëzim penal do të dorëzohet ditën e premte dhe nuk mundet që dikush të marrë shuma të mëdha të mjeteve, ndërsa mos të japë shërbime.”, - deklaroi Goran Ristevski nga Sindikata e pavarur.
 
Punonjësit shëndetësor vazhdojnë të jenë të revoltuar me mënyrën e sjelljes së personave zyrtarë të Fondit, të cilët sipas tyre nuk e panë të arsyeshme të japin shpjegim se ku qëndron problemi.
 
“Ne, po ashtu jemi shumë të revoltuar se pse gjatë këtyre ditëve sa po vonohen pagat tona, askush nga Fondi nuk doli të japë shpjegime se ku realisht qëndron problemi. Ky është obligim i tyre, sepse ato janë dhënësit e shërbimeve, ato janë këtu për ne, jo ne për ato. Prandaj, përgjegjësia e tyre morale, profesionale do të ishte të tregojnë se ku është problemi dhe jo të heshtin.”, - theksoi mjekja, Dijana Jankullovska.
 
Sipas Sindikatës së pavarur kjo mënyrë e mos funksionimit të IT Sistemit është çështje e cila për vite të tëra ka vështirësi në mënyrën e funksionimit, ndërsa nga ana tjetër shteti harxhon shumë të madhe, pikërisht për këtë IT Sistem. 
 
FITIM KRYEZIU