Rrëfimi skandaloz i Llatasit, valë reagimesh, ”vlojnë” rrjetet sociale
Departamenti për krim kibernetik pranë MPB-së ka njofuar Prokurorinë e Shkupit..

Departamenti për krim kibernetik pranë MPB-së ka njofuar Prokurorinë e Shkupit pas intervistës së jutjuberit Stefan Lazarov me Dragan Pavloviq-Latas të transmetuar më 15 shkurt, në të cilën Pavloviq-Latas rrëfen se si 15-vjeçar ai dhe disa miq kanë abuzuar me një vajzë që më parë ishte goditur me shuplaka”.
Nga prokuroria për A1on, thonë:
“Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka arritur njoftim për ngjarjen nga Departamenti për Krime Kompjuterike pranë MPB-së. Prokurori publik kompetent do të japë udhëzime për veprime dhe kontrolle të mëtejshme”.
Videoja skandaloze me gazetarin Dragan Pavloviq-Llatas ka nxitur një sërë reagimesh. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se Llatasi po vijon që në çdo paraqitje të shpalos papastërtinë e tij morale, madje me krenari flet mbi aktet e turpshme që ka kryer.
“Llatasi në çdo paraqitje të tij vazhdon të shpalos papastërtinë e tij morale, opinionbërjen destruktive, për dëmin e së cilës kemi paralajmëruar shumë kohë më parë kur ai krijonte karrierë dhe senzacionalizëm me qëndrimet e tij antishqiptare. Fatkeqësisht, asokohe shoqëria nuk i kishte perceptuar akoma qëllimet e tij për të reaguar siç po reagon sot, por asnjëherë nuk është vonë për të dënuar të keqen dhe për të ndaluar ndikimin e vrerit që ai nxjerr nga goja”.
Disfatë kolektive shoqërore dhe paraqitje reale se si i trajtojmë gratë -thuhet në reagimin e ashpër të Komitetit të Helsinkit, sipas së cilëve, kjo kulturë frymëzon dhunuesit, të cilët jo vetëm që vazhdojnë të jetojnë normalisht, por glorifikohen si “burra të vërtetë” dhe fitues.
“Kjo kulturë dënon viktimat, duke u dërguar sinjalin se sistemet e mbështetjes janë thuajse jo ekzistuese. Kësaj kulture duhet t`i jepet fundi, qartë dhe zëshëm, nëse dënimi publik është arma e vetme që kemi në dispozicion, të përballur me sistem i cili nuk di dhe nuk dëshiron të përballet me dhunën gjinore.”
Përndryshe Llatas në intervistën e tij tregon se si derisa ishte me shokë, brenda një veture kishte hasur në një vajzë gjysmë të zhveshur dhe shokët i kishin thënë futu brenda “mbaro punë”.
NAIM RAMADANI
