Maqedoni

MPB: Alarme të rreme për bomba në 10 shkolla

20.02.2023 16:25

Ministria e punëve të brendshme informon se sërish ka pasur alarme të rreme për bomba në shkollat e vendit...

Ministria e punëve të brendshme informon se sërish ka pasur alarme të rreme për bomba në shkollat e vendit. Në adresat elektronike të shkollave janë paraqitur gjithsej 10 denoncime, në shkollat e Shkupit dhe Prilepit. MPB-ja njoftoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme për kërcënime dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rrejshme.
 
“Sot, deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të tetë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Po ashtu, kërcënim ka pasur edhe në dy shkolla në Prilep. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Paralajmërimet për bombë në shkollat fillore dhe të mesme në Shkup dhe qytetet tjera të vendit vazhdojnë një kohë të gjatë. Por, deri tani të gjitha paralajmërimet kanë rezultuar të rreme. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI