Botë
Tërmeti në Turqi, ndërpriten kërkimet për të mbijetuar
20.02.2023 17:01
Shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënoja në rajon e goditura nga tërmeti në Turqi...

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë punën dhe tashmë ka filluar pastrimi i rrënojave për të nxjerrë kufomat. Shumë familje kanë mbetur pa strehë. Objektet e kultit, xhamitë dhe kishat, janë kthyer në strehimore për të mbijetuarit.
"Ne jemi anëtarë të komunitetit mysliman. I ndihmojmë vëllezërit tanë në këtë kishë me ushqimin. Hataj është një qytet i tillë. Ne kurdët, turqit, myslimanët, sunitët, alevitë, të krishterët dhe çifutët jetojnë së bashku në paqe.", - theksoi anëtari i komunitetit alavit arab në Hataj, Mehmet Aslan.
"Që nga dita e parë e tërmetit, ne kemi gatuar ushqim në oborrin e kësaj kishe. Ne ndihmojmë njerëzit, përfshirë fëmijët dhe gratë këtu, duke ofruar ushqime të ngrohta në shërbim të njerëzve tanë.", - u shpreh kryetari i fondacionit të komunitetit ortodoks në Hataj, Can Teymur.
12 vjeçari, Çinar Kuloglu nga Kahramanmaras, humbi të gjitha anëtarët e familjes. Ai është i vetmi i mbijetuar. Qeni i familjes Alex, e ndihmoi të dilte nga rrënojat vogëlushin.
“Aleksi im ishte këtu jashtë kur filluan dridhjet e tërmetit, rreth orës 4. Pashë babain tim me një beton të madh në gjoks. Nëna dhe vëllai im tashmë ishin të vdekur. Gjeta një boshllëk të vogël sa një vrimë. Gërmova dhe pastaj kuptova se vrima u hap nga jashtë, qeni im kishte hapur vrimën. Unë bërtita: "Aleks, Aleks!". Qeni erdhi, më kapi nga krahu dhe më nxori jashtë. Domethënë ai ishte aty për mua dhe më nxori që andej.”, - u shpreh i mbijetuari, Çinar Kuloglu.
Tërmeti shkatërroi tetëdhjetë për qind të ndërtesave në qytetin historik të Antakias. Tërmeti në qytetin katërqind mijë banorësh ka marrë jetën e njëzet mijë njerëzve. Të mbijetuarit kërkojnë të dinë pse u shembën gjithë ndërtesat. Avokati Ãmer MeÅe është i ngarkuar me këtë detyrë, kërkon dokumentacione mbi cilësinë e ndërtimeve.
“Këto janë dokumente shumë të rëndësishme dhe fakti që askush nuk i ka siguruar siç duhet, tregon se autoritetet nuk janë të interesuara për to.”, - tha një banor në Antakia, avokati, Ãmer Meåe.
“Kur i shoh të gjitha ato rrënoja, më shtrëngohet fyti. Dua të qaj, por nuk mundem.”, - tha një banor i Antakias.
Për rindërtimin e rajoneve të goditura janë grumbulluar miliarda euro. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu vendas, Mevlut Cavusoglu.
Shefi i diplomacisë amerikane vizitoi disa nga zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit dhe premtoi se Uashingtoni do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Ankaranë në procesin e saj të rindërtimit.
FARIJE DAUTI BAKIJU
