Maqedoni
Osmani nga Turqia, OSBE do ta rris ndihmën në fatkeqësi
20.02.2023 17:19
Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani së bashku me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së...

Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani së bashku me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid kanë vizituar Turqinë.
Në takim me homologun e tij turk, Mevlut Çaushoglu, ky i fundit ka shprehur shqetësimin për mungesën e mekanizmave konkrete të OSBE-së, kur bëhet fjalë për reagim ndaj fatkeqësive. Osmani siguron se po punohet në gjetjen e metodave të nevojshme që do t’u përgjigjen fatkeqësive natyrore.
“Vizita ime në Turqi vjen në një moment të vështirë. Kjo fatkeqësi ka shkaktuar vuajte dhe dhimbje të paimagjinueshme për mijëra familje dhe komunitete në të gjithë vendin. Ngushëllime për familje të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi. E dimë se OSBE-ja ka rol të kufizuar dhe përpjekje për reagim ndaj fatkeqësive. E kemi diskutuar këtë shqetësim dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut do të punojë në ndërtimin e mekanizmave shtesë, me qëllim OSBE të mund t’u përgjigjet më me rëndësi fatkeqësive të këtilla.”, - deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani ka theksuar vazhdimin e mbështetjes për Turqinë edhe më tutje, derisa populli turk të rikuperohet plotësisht nga kjo tragjedi.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
