Futboll
Shaqiri mbetet titullar
07.02.2015 14:40
Trajneri i Interit, Roberto Mancini mendon ta ndryshojë formacionin për ndeshjen e ardhshmë kundër Palermos...

Por, as ky modifikim nuk do të rrezikojë statusin e titullarit për përforcimin e ri të Nerazzurrëve, Xherdan Shaqiri.
Pas humbjes në mesjavë nga Napoli që i eliminoi nga Kupa e Italisë, trajneri i Interit, Roberto Mancini është duke menduar ta ndryshojë formacionin 4-3-2-1 në 4-3-1-2, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Por, as ky modifikim nuk do të rrezikojë statusin e titullarit për përforcimin e ri të Nerazzurrëve, Xherdan Shaqiri.
Ylli kosovar sërish do të luajë në formacionin bazë në ndeshjen kundër Palermos në fundjavë, duke u shoqëruar në sulm nga golgeteri më i mirë i ekipit, Mauro Icardi.
Ndërsa, pas tyre pritet të manovrojë talenti kroat, Mateo Kovacic.
