Sportet E Tjera
Maze fenomenale, e artë në lëshim
07.02.2015 14:42
Skiatorja austriake, Anna Fenninger, mbeti për dy qindta larg vendit të parë dhe fitoi medaljen e argjendtë, kurse zvicerania Lara Gut u stolis me të bronztën...

Skiatorja sllovene, Tina Maze, pa dyshim se ka qenë fenomenale në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror në ski, e cila po mbahet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maze fitoi medaljen e tretë të artë në karrierën e saj në Kampionatin Botëror. Ajo në vitin 2011 fitoi medaljen e parë të artë në sllallomin e madh, ndërsa tjetrën në vitin 2013 në supersllallom të madh.
Maze bëri paraqitje fenomenale, e cila zuri vendin e parë me kohë për 1:45.89 minuta, duke qenë më e shpejt për dy qindtat se austriakja Anna Fenninger.
Për Mazen është medalja e dytë gjatë këtij botërorit, pasi që ishte e argjendtë në supersllallomin e madh që u mbajt me 4 shkurt.
Zvicerania Lara Gut fitoi medaljen e bronztë, e cila për 34 të qindtat ngeci nga fituesja e garës.
Nicole Schmidhofer nga Austria u pozicionua në vend të katërt dhe duke lënë pas vetes rekordmenen amerikanen Lindsey Vonn. Vonn deri më tash ka 64 fitore në karrierë, por kësaj here nuk i shkoi ashtu seç pritej, pasi ka mëtuar medalje.
