Alarm për bomba në presidencë e institucione tjera

21.02.2023 10:25

Sot në mëngjes alarme për bomba...

Edhe sot në kryeqendrën e vendit ka pasur njoftime për bomba në institucione dhe objekte të ndryshme.

Raportimet për vendosje të bombave kanë nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në adresat elektronike të disa mediave, pas së cilës ka nisur evakuimi i menjëhershëm i punonjësve në media dhe në të gjitha institucionet e tjera që kanë marrë kërcënime për bomba, përfshi edhe Vilën presidenciale në Vodno. “Konfirmojmë se mëngjesin e sotëm, më 21 shkurt 2023, jemi njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme se është raportuar për një bombë të vendosur në rezidencën e presidentit. Zyra e Presidentit respekton udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zbatimin e protokolleve standarde në raste të tilla. Presidenti Pendarovski sot do t’i kryejë detyrat e tij të rregullta të punës sipas agjendës së paraparë të aktiviteteve”, thonë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Raporti për bomba të vendosura ka ardhur nga një Graham Klein i cili ka shkruar se përveç kërcënimit me eksploziv në Qendrat Tregtare të qytetit në Shkup, si dhe objekte të tjera si Muze, ndërtesa e banimit Agora Flatiron, Kullat e banimit Xhevahir hollding, apo Gjykata Administrative, Qendra Sportive Boris Trajkovski, Stacioni Hekurudhor në Shkup dhe Ndërtesa e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Alarmet të tilla për bomb aka pasur prej 26 tetorit të vitit të kalaur, por deri tani ato kanë rezultuar të rreme.