Turqi, gjashtë të vdekur nga tërmeti i mbrëmshëm

21.02.2023 09:55

Ka arritur në gjashtë numri i personave...

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 294 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që gjatë ditës së djeshme goditën provincën jugore Hatay të Turqisë, ka bërë të ditur sot agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive.

Agjencia tha se tërmeti me magnitudë 6.4 ndodhi rreth orës 20:04 sipas orës lokale. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.8 tre minuta më vonë në Hatay.

Tërmetet e mbrëmshme vijnë dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që lanë të paktën 41 mijë e 156 njerëz të vdekur në të njëjtin rajon të Turqisë.

Po ashtu, numri i të vdekurve në Siri ka arritur në 5 mijë e 814 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të dy vendet në afër 47 mijë njerëz. Ekipe e kërkim shpëtimit dje kanë ndërprerë punën dhe filluan pastrimin e rrënojave për të nxjerrë kufomat nga tërmeti i 6 shkurtit.