Basketboll
Përfundon seria prej 12 fitoreve
07.02.2015 14:50
Indiana Pacers, ia përfundon serinë prej 12 fitoreve të Cleveland Cavaliersit, duke e mposhtur me rezultat 103-99...

Indiana Pacers, arriti t’i thotë “Stop”, Cleveland Cavaliersit. Djelmoshat e trajnerit David Blatt, e kishin kapur një seri prej 12 fitoreve, të cilët e përfunduan në Bankers life Fieldhouse, të Indianës, duke u mposhtur me rezultat 103-99.
Miles, ishte koshashënuesi më i mirë tek Indiana me 26 pikë, derisa u ndihmua edhe nga David West e George Hill, të cilët luajtën me nga 20 pikë secili.
Në anën tjetër, 29 pikët e Kyrie Irvingut, dhe 25-të LeBron Jamesit, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë e fitoreve të Cavsit.
Kjo ishte humbja e 21-të e Clevelandit dhe e para pas 12 ndeshjeve, të cilët kanë 31 fitore dhe gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Lindore
James Harden ishte perfekt duke shwnuar 33 pikë për Hosutson Rockets që kaloi pa vështirësi 117-111 Mikwaukee Bucks.
Një kombinimi I shkëlqyeshëm Harden-Smith-Arizia, me ç'rast ky i fundit shënoi një 3 pikë me aromë fitoreje, koshi që vulosi fatin e takimit pas të cilit Houston u ngjit në vendin e tretë të konferencës së perëndimit me 35 fitore dhe 15 humbje, ndërsa Miwaukee mbetet në vendin e 6 të lindjes.
