Maqedoni
Alarme për bombë, presidenca merr kërcënim të rremë
21.02.2023 15:00
Alarm i rremë për bombë për herë të parë edhe në presidencë....

Nga kabineti i presidentit thonë se me arritjen e kërcënimit është vepruar sipas protokolleve, ndërkohë që presidenti Pendarovski ka vazhduar detyrimet e tij.
“Presidenca respekton udhëzimet e ministrisë së brendshme dhe zbatimi i protokolleve standarde në rrethana të tilla. Presidenti Pendarovski po kryen obligimet e rregullta të punës në përputhje me agjendën e planifikuar.”, thuhet në komunikatën e presidencës.
Alarme për bombë mbërritën edhe në adresë të shumë shkollave dhe të medieve, sikurse edhe në muzeun e qytetit të Shkupit, muzeun natyroro-shkencor, muzeun arkeologjik dhe muzeun e betejës maqedonase. Objektet u evakuuan menjëherë.
“Ne na lajmëroi policia, pasi me kolegun erdhëm nga terreni. Nuk bëmë panik, çfarë të them, jemi në ndërtesë tre katëshe, ikëm, i thirrëm edhe kolegët e tjerë dhe dolëm.”, - tha një qytetar.
Menjëherë pas lajmërimeve për bombë, policia realizoi kontrollet për antiterrorizëm. Kërcënime për bombë kishte edhe në qendra tregtare.
“Në moment të parë informacioni është frikësues. Mendoj se kjo është punë e institucioneve. Ata duhet më seriozisht të merren me këtë punë, e jo vetëm që të përhapet informacioni dhe të mos ketë kurrfarë zgjidhje.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
“Vetëm thonë ka bombë, dhe pastaj nuk ka.”, - theksoi një qytetar.
Vendi tanimë disa muaj përballet me alarme të rreme për bomba. Ministria e brendshme thotë se bëhet fjalë për sulme hibride. Për disa raste kishte edhe privime nga liria.
MERAL ISMAILI
