Botë

Kurti flet për takimin e 27 shkurtit, beson se do t’i përmbahen propozimit të BE-së

21.02.2023 15:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që në takimin e 27 shkurtit, i cili do të mbahet në Bruksel...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që në takimin e 27 shkurtit, i cili do të mbahet në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, beson se ndërmjetësit do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë. Kurti ka thënë se detaje nuk mund të flas tani për shkak se kjo varët nga ndërmjetësit e dialogut.
 
“Nga dita e hënë kur zhvillohet takimi i radhës i takimit të lartë ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecim përpara mbi bazën e atij propozimi, mirëpo për gjërat e tjera nuk mund të flasim tani edhe për shkak se jo pak varet nga fasilituesit apo ndërmjetësit. Pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, u shpreh Kurti.