Maqedoni

Lista e AGjPP/ VMRO-DPMNE: Drejtësia ka metastazuar nga nepotizmi

21.02.2023 16:00

57 kandidatët të cilët do t’i bashkohen gjykatës dhe prokurorisë për të ndarë drejtësinë...

57 kandidatët të cilët do t’i bashkohen gjykatës dhe prokurorisë për të ndarë drejtësinë është bërë “mollë sherri” mes opozitës dhe pushtetit. VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon pushtetin se i kanë kthyer gjykatat dhe prokuroritë në shtëpi përkujdesjeje për familjet e zyrtarëve. Në reagimin me shkrim të partisë së Mickoskit akuzojnë pushtetin për nepotizëm dhe kërkojnë ndryshime dhe sistem meritash. 
 
“Si mund të besojnë qytetarët te drejtësia, kur drejtësinë do ta japin fëmijët dhe bashkëshortët e politikanëve që janë kauza e gjendjes në të cilën ndodhet shteti? Çfarë drejtësie mund të presë populli, kur drejtësia ka metastazuar nga nepotizmi? Duhen ndryshime të rrënjosura dhe një sistem meritash, ku cilësia do të vlerësohet.”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së. 
 
LSDM: Akuzat, mesazh për nënkryetarin e VMRO-së
 
Nga ana tjetër LSDM besojnë se akuzat e VMRO-DPMNE-së se gjyqësori është mbushur me bashkëshortë, është mesazh i drejtpërdrejtë për nënkryetarin e tyre, Timço Mucunski.
 
“Në listën e renditjes për gjeneratën e kandidatëve nga Akademia e Gjyqtarëve, mund të lexohet se është kandidatja për gjyqtare, Simona Mucunski-Bubevska, bashkëshortja e Timço Mutsunskit, kryetarit të Komunës së Aerodromit dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. Nëse VMRO-DPMNE dëshiron t'i dërgojë mesazh nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunskit, le ta bëjnë publikisht dhe të mos e përfshijnë  LSDM-në.”, thuhet në kundër reagimin e social-demokratëve. 
 
Pritet të shihet se si këto kandidat do t’i shpërndajë  Këshilli i Prokurorëve Publik, pasi që Ligji për prokurorët publik ndalon të afërm dhe familjar të punësohen në të njëjtën prokurori.
 
SANIJE DURAKI