Maqedoni

Oda Ekonomike me program arsimor afatshkurtër për të rriturit

21.02.2023 16:18

Nëpërmjet pagesës së praktikës, Maqedonia e Veriut do të përpiqet të mbajë bukëpjekësit e saj që të mos ikin jashtë vendit...

Nëpërmjet pagesës së praktikës, Maqedonia e Veriut do të përpiqet të mbajë bukëpjekësit e saj që të mos ikin jashtë vendit për punë sezonale. Oda Ekonomike po fillon një program afatshkurtër për arsimin e të rriturve. Nëpërmjet këtij lloji të edukimit joformal do t'u ofrohet një shans të papunëve dhe do të tentohet të krijohet stafi i munguar.
 
"Nëse ata e kalojnë trajnimin dhe nuk gjejnë punë në kompaninë e caktuar për ta ose në një kompani tjetër në të njëjtën periudhë, atëherë do të duhet t'i kthejnë paratë që marrin gjatë trajnimit. Unë ju thashë që tani derisa janë duke u trajnuar do të marrin një kompensim mujor dhe nëse 70% e tyre nuk e kryejnë trajnimin ose nuk gjejnë punë më pas do të duhet të kthejnë të gjithë shumën që kanë marrë.", - theksoi Natasha Janevska nga oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
 
Një përpjekje e ngjashme tashmë po bëhet me të rinjtë përmes arsimit dual. Por, atje rregullat janë të ndryshme, mundësohet vetëm praktika verore, e cila mund të zgjasë të paktën 15 ditë, më së shumti një muaj. 
 
"Vitin e kaluar patëm një praktikë të ndershme, ku fëmijët kaluan një muaj dhe mund t'ju them se ishin shumë të kënaqur dhe ne fjalë për fjalë u mësuam atyre diçka për të bërë dhe mendoj se u ngjallëm interesim.", - u shpreh pronari i furrës, Igor Stojanovski.
 
Industria e furrave të bukës prej kohësh vuan për kuadër. Tani thonë se një bukëpjekës paguhet nga 30 deri në 60 mijë denarë, sepse ka deficit në vend.
 
BELINDA KOKA ADEMI