Maqedoni

Raportet Shkup – Sofje, Atanasov: Të dyja palët jemi fajtorë

21.02.2023 16:54

Raportet mes Shkupit dhe Sofjes janë tensionuar dukshëm që kur u formuan klubet në të dyja shtetet...

Raportet mes Shkupit dhe Sofjes janë tensionuar dukshëm që kur u formuan klubet në të dyja shtetet, të cilat  shfrytëzohen për të provokuar, thotë Dimitar Atanasov nga akademia bullgare. Sipas tij, të dyja palët duhet të tregojnë pjekuri, për çka beson se kjo nuk do të arrihet për kohë të shkurtër.
 
Thekson se Bullgaria duhet t’i lejojë bisedimet mes Shkupit dhe Brukselit, pavarësisht nëse janë implementuar ndryshimet kushtetuese.
 
“Unë vlerësoj se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë e RMV-së  është punë  e pakuptimtë. Edhe më të edhe pa të Bullgaria duhet t’i lejojë bisedimet mes Maqedoninë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Nëse me 2 prill  në zgjedhje krijohet qeveri stabile, kjo do të ishte befasi edhe për ne bullgarët. Kjo nuk do të thotë se shteti duhet të bllokojë dhe të gjitha lidhjet ndërkombëtare duhet të pauzojnë, vetëm nëse dikush nuk është në gjendje të formojë qeveri.”, - deklaroi Dimitar Atanasov nga Akademia e Bullgarisë.
 
Nikollovski: Distancimi i historisë, sjellë afrim
 
Afrimi mes dy vendeve mund të ndodh nëse elitat politike distancohen nga çështjet historike dhe nacionale, thotë drejtori i qendrës për strategji evropiane, Eurothink. 
 
“Jam i sigurt se do të ketë ndonjë lloj pajtese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nuk do të jepja ndonjë recetë të veçantë  apo pikëpamje, megjthatë nuk kam asnjë gram dilemë se kjo s’do të arrihet. Duhet të punohet në veçanti më shumë në uljen e tensioneve dhe t’u jepet hapësirë mediatike  atyre që qetësojnë, sidomos palës tjetër.”, - theksoi Dimitar Nikollovski nga Eurothink.
 
Në debatin për rolin e BE-së mbi raportin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u shtjelluan përvojat  e vendeve të tjera për tejkalimin e kontesteve dypalëshe.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU