Maqedoni
Sindikata e klinikës ka paralajmëruar protestë për të mërkurën
21.02.2023 17:12
Sindikata e Qendrës Klinike doli në protestë...

Kërkojnë nga ministri i ri i shëndetësisë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, të cilën e negociuan prej disa muajsh dhe e cila u arrit gojarisht, por nuk ishte firmosur në letër. Sindikalistët kërkojnë gjithashtu që mos të ketë më vonesa me pagat e punëtorëve shëndetësorë.
“Me rregullat e reja dhe me këtë sasi rroge ne nuk mund vazhdojmë, nuk dimë më se me kë të negociojmë dhe të kërkojmë rritje të rrogave. Të negociojmë me Fondin apo me Ministrinë amë, apo të shkojmë direkt tek Ministria e Financave, apo edhe tek kryeministri. Kështu që le të mendojnë mirë se çfarë bëjnë dhe si ia bëjnë.”, - tha mjeku.
“Marrëveshja ishte që 3.000 në bruto dhe 2.000 me shkollë të mesme dhe të lartë dhe për të gjithë të punësuarit e tjerë nga 2.000 në total për të gjithë, për infermierë, mjek të thjeshtë apo dhe bashkëpunëtorë tjerë shëndetësorë. Kërkesa tjetër është që të jemi partner social, apo të bëjmë negociata rreth marrëveshjes së re të sistemit të FSSh-së për rrogat.”, - u shpreh mjekja.
Sindikata Klinike kërkon të jetë partner social me institucionet kompetente gjatë negociatave për Ligjin e ri për sistemin e pagave, pasi sipas tyre sindikatat aktualisht janë në pozitë të pafavorshme dhe të drejtat e tyre janë të kufizuara.
FITORE DEMOLLI
