Maqedoni
Kumanovë, OKH “MERHAMET” aktivitete humanitare për të prekurit nga tërmeti në Turqi
21.02.2023 17:30
Organizata Kulturore Humanitare “MERHAMET”, tash e disa ditë po realizon aktivitetin humanitar...

Organizata Kulturore Humanitare “MERHAMET”, tash e disa ditë po realizon aktivitetin humanitar të ashtuquajtur “Kërmëzi i solidaritetit me Turqinë”, aktivitet i cili ka për qëllim shitjen e produkteve ushqimore në qytete të ndryshme të vendit, e nga të hollat e grumbulluara të ndihmojnë sadopak të prekurit nga tërmetet që goditën Turqinë.
“Sot edhe ne ju kemi bashkangjitur nismës për organizimin e kermezit me anë të cilit do t’i dalim në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi. Kermezi do të mbahet në qendër të qytetit të Kumanovës, po ashtu sot u zhvillua edhe në Shkollën Fillore “Dituria” në fshatin Likovë. Qytetarët po angazhohen që të ndihmojnë shkaku i kësaj fatkeqësie që i ndodhi popullit turk, dhe ne jemi të kënaqur nga qytetarët. Ky aktivitet po mbahet në Shkup, Tetovë, Gostivar, gjithashtu po përgatitemi edhe për në Manastir dhe Strugë.”, - tha mes tjerash, Elmedina Saliu nga OKH “MERHAMET”.
Ndryshe aktiviteti i titulluar “Kermezi i solidaritetit me Turqinë”, në qytetin e Kumanovës dhe në Likovë do të realizohet deri ditën e enjte nga ora 11:00 e deri në ora 16:00.
FATLUMI AQIFI
