Futboll
Fiton Bayern Munich, këndellet Dortmund
07.02.2015 17:51
Bayern Munich ka rigjetur fitoren. “Bavarezët” të shtunën në udhëtim mundën Stuttgartin, me rezultat 0-2, në kuadër të Bundesligës...

Skuadra e Pep Guardiolas ka harruar humbjen kundër Wolfsburgut dhe barazimin ndaj Schalkes, duke treguar lojë mjaft të mirë në duel me Stuttgartin, transmeton KosovaPress.
Arjen Robben (41’) dhe David Alaba (50’) shënuan nga një gol për fitoren e Bayernit, e cila tani forcon kreun më 49 pikë, tetë më shumë së Wolfsburg që sot mundi Hoffenheimin.
Ndërkohë, Borussia Dortmund më në fund i gëzohet fitores. Skuadra e Jurgen Klopp në udhëtim fitoj tri pikë të mëdha kundër Freiburgut, me rezultat 0-3.
“Milionerët” më këtë fitore rikthejnë shpresat në garën për të siguruar mbijetesën. Dortmund tani zë vendin e 16-të më 19 pikë të tubuara.
