Maqedoni
Mjekët: Ende ka probleme me funksionimin e FSSH - së
21.02.2023 17:48
Ende ka probleme me sistemin shëndetësor, thonë mjekët amë...

Vlerësojnë se do të duhet ende kohë që të funksionojë si më parë dhe thonë që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me fondin për sigurim shëndetësor që të tejkalohet dëmi nga sulmi I hakerëve, sepse është në interes të popullatës.
“Duke filluar nga dita e djeshme siç paralajmëruan nga FSSh, kemi ndryshime të caktuara në pjesën e funksionimit. Kemi përmirësim dhe funksionim tashmë në sistem, megjithatë nuk mund të them se sistemi punon, punon në segmente të caktuara. Punët themelore që ne duhet t’i realizojmë ende krejtësisht nuk mundemi t’i bëjmë. Unë si mjek besoj se edhe kolegët e mi veprojnë njësoj, kemi kontrolle në vazhdimësi, çdo ditë në përputhje me dinamikën dhe gjendjen shëndetësore të popullatës. Ne u ofrojmë shërbime dhe do ta bëjmë derisa funksionojmë normalisht dhe e punojmë këtë punë.”, - u shpreh mjeku amë.
Qytetarët sigurojnë terapitë e tyre me recetë apo jo?
“Po punon.”,- tha qytetarja.
“Sistemi nuk punon unë isha të premten në mjek dhe më shkroi recetë që duhet ta blej, nuk më tha përmes fondit ndoshta pse ishte i bllokuar.”, - u shpreh qytetarja.
Sipas Fondit për Sigurim Shëndetësor të gjitha barnatoret dhe punëtorët shëndetësor kanë qasje në sigurimin e pacientëve. Nga barnatoret thonë që qytetarët mund të marrin ilaçe në llogari të fondit për sigurim shëndetësor, sepse nga dita e hënë sistemi punon.
FSSh siguron se vazhdon pagesa për pushimet mjekësore, pushimin e lehonisë dhe refundimin e mjeteve për qëllime të njëjta. Edhe sistemi “Sigurimi im” është rikthyer në funksion pas një sulmi kibernetik dyjavor, për shkak të të cilit të dhënat nuk ishin të disponueshme
VLORA LATIFI TOPOJANI
