Maqedoni
Gjykata penale, seancë gjyqësore për rastin Llaskarca
21.02.2023 18:24
Në Gjykatën Penale, Shkup para trupit gjykues vazhdoi sot gjykimi për rastin Llaskarca...

Para gjykatësit dëshmoi ekspertja Jovanka Savova, pjesë e ekipit që bëri superekspertizën. Pas pyetjeve për ekzaminimet teknike të autobusit, mbrojtësi i të pandehurit të gjashtë vazhdoi të pyeste ekspertin lidhur me funksionimin e timonit të autobusit.
E pyetur nëse pa e kontrolluar timonin mund ta dinë se a ka punuar si duhet, ajo u përgjigj se timoni është kontrolluar nga organi kompetent menjëherë pas ditës së aksidentit dhe nuk ka asnjë mundësi që fakulteti i inxhinierisë mekanike të bëjë ndonjë gabim të mundshëm, sepse gjithçka është kryer konform rregullave dhe normave. Gjithçka që është dhënë si dëshmi dhe deklaratë korrespondon me situatën reale pasi timoni është kontrolluar menjëherë një ditë pas aksidentit.
Gjatë seancave të kaluara për rastin Llaskarca janë marrë në pyetje ekspertët e ekipit që ka përgatitur superekspertizën e makinerive, në mungesë të ekspertit Zekiria Zekiri, të cilit për shkaqe shëndetësore, procesi i ishte shtyrë.
Prokurori Darko Jakimovski, theksoi se pyetjet të cilat i ka për udhëheqësin e ekspertizës do t’i paraqesë në seancat e radhës, kur i njëjti do të jetë i pranishëm në sallën e gjykatës. Seanca për rastin Llaskarca do të vazhdojë më datë 16 mars, ku gjatë aksidentit të vitit 2019 të autobusit Durmo Turs, në afërsi të fshatit Llaskarcë, jetën e humbën 16 persona, kurse mbi 30 të tjerë mbetën të lënduar.
