Futboll
Kane fundos Arsenalin
07.02.2015 17:56
Dy gola nga sulmuesi Harry Kane e udhëhoqën Tottenhamin drejt fitores 2:1 ndaj Arsenalit në derbin e skuadrave të Londrës...

Tottenham mposhti Arsenalin 2:1 në Ëhite Hart Lane falë super sulmuesit Harry Kane.
Skuadrat rivale të Londrës zhvilluan një ballafaqim interesant ku fitorja i takoi vendasve. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Mesut Ozil në minutën e 11-të.
Por, vendasit u përkujdesën që të mos dalin të mposhtur duke barazuar rezultatin nëpërmjet sulmuesit në formë Harry Kane në minutën e 57-të.
I njëjti futbollist ia solli fitoren skuadrës së tij duke shënuar sërish pak minuta para fundit të sfidës.
