Maqedoni

Masat kundër abuzimit të fëmijëve pa rezultate

07.02.2015 15:29

Dukurija e abuzimit me fëmijë ka marrë përmasa serioze ndonëse Qendra për punë dhe politikë sociale në Kërçovë...

Dukurija e abuzimit me fëmijë ka marrë përmasa serioze ndonëse Qendra për punë dhe politikë sociale në Kërçovë ka ndërmarrë masa kundër këtij fenomeni mjaft kompleks që ka rritur numrin e fëmijëve të cilët detyrohen të kërkojnë  lëmoshë në rrugët e qëtetit apo përpara objekteve fetare. 
 
Gjithnji e më tepër rritet numri I fëmijëve  që enden  rrugëve të Kërçovës duke shtrirë dorën për lëmoshë, ndonëse vendi I tyre duhet të jetë shkolla e jo rruga.  
 
Me këtë realitet alarmues jetojnë shumë fëmijë të cilët  kryesisht  i takojnë përkatësisë rome. Gjithmonë flitet për marrjen e masave mbi frenimin e këtij fenomeni, mirëpo  këto masa shumë pak kanë dhënë rezultatet e duhura.
 
Kreu I Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale, Dashmir Limani, ka pohuar se lypja dhe gjendja e fëmijëve në situatë rruge është tregues i impaktit të rëndë, zhvendosjes  ekonomike dhe sociale në njërin nga institucionet themelore të shoqërisë tone që është familja.
 
Sipas tij, kur prindërit nuk janë në gjendje për të mbrojtur fëmijët e tyre nga dëmtimi, abuzimi dhe nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat bazë të tyre, shteti ka për detyrë të ndërhyjë.
 
Ne thotë ai, përballemi me një fenomen kompleks, i mbështetur në shfrytëzimin, abuzimin, detyrimin për lypje që u bëhet fëmijëve që kur lindin e deri sa bëhen vetë prindër, duke mos ndërprerë ciklin”, thekson Limani.  
 
Ai deklaron se shpesh janë ndërmarë plane për veprim  konkret për ndaljen e këtij fenomeni, ku një ndër politikat më të efektshme në zbutjen e varfërisë apo një nga arsyet më të shpeshta që këta fëmijë dalin në rrugë, është dhënia e ndihmës ekonomike për nevojtarët.  
 
Fluksi i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë, rritet sidomos gjatë stinës së verës , një periudhë që karakterizohet me prezencën e madhe të mërgimtarëve. Pikërisht gjatë këtyre muajve në qytetin e Kërçovës zbarkojnë edhe shumë fëmijë nga qytetet tjrera të Maqedonisë.
 
SHABAN DALIPI