Alarme për bombë në 12 shkolla të Shkupit dhe një në Prilep

22.02.2023 11:25

Vazhdojnë kërcënimet...

Vazhdojnë kërcënimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese nëpër shkolla.

Mëngjesin e sotëm në ora 09:30 është dërguar kërcënim për bombë në adresat elektronike të 12 shkollave në Shkup dhe një në Prilep në të cilat është ndërprerë procesi mësimorë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se aktualisht po merren masa për evakuim të sigurt, si dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.