Tërmetet në Turqi, arrin mbi 42 mijë numri i viktimave
Toka në Turqi nuk po qetësohet...

Toka në Turqi nuk po qetësohet. Tërmete u regjistruan edhe pas riaktivizimit të operacioneve të shpëtimit, të cilat u ndërprenë pas një periudhe të gjatë kërkimi për të mbijetuarit.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme është rritur në 42 mijë e 310 viktima. Dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7 mijë e 184 pasgoditje. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.
Në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301 mijë e 289 tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
Gjithsej 14 mijë e 740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.
