Zjarr në një hotel në Moskë, 7 të vdekur midis tyre 2 fëmijë

22.02.2023 12:26

Të paktën 7 persona, përshirë 2 fëmijë....

Të paktën 7 persona, përshirë 2 fëmijë kanë humbur jetën nga një zjarr në një hotel në qendër të Moskës.

Mediat ruse raportojnë se po ashtu kanë mbetur të plagosur 11 persona dhe se autori i zjarrëvënies ishte një nga turistët. 

Ai i vuri flakën sendeve të tij personale në një nga korridoret e hotelit. 50 persona, përfshirë 7 fëmijë arritën të shpëtoheshin të gjallë nga flakët e hotelit. Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati 16-katësh. 

Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën në incident, ndërsa 11 të tjerë u plagosën, tha Ministria e Emergjencave. Njëri prej tyre është gjetur në dhomën e hotelit ku dyshohet se ka rënë zjarri.