Maqedoni

Familja Karpuzi jeton në kushte të mjerueshme

07.02.2015 15:38

Për këta njerëz koha nuk ka asnjë kuptim. Janë bashkëkohës të shekullit XXI, por jetojnë tërësisht jashtë epoke...

Zhvillimi dhe teknologjia për ta janë elementë të ndonjë dimensioni tjetër njerëzor. Kjo është familja Karpuzi , katër anëtarët e së cilës banojnë ne qytetin e Dibres.
 
Pa të ardhura, me kushte që nuk mund të lidhen me nevojat njerëzore vite me radhe jeton ne kete gjendje kjo familje .Në këtë shtëpi nuk punon askush.
 
Puna e fundit e rregullt e Ramanit , kryefamiljarit ka qenë para shume vitesh ,ai mban familjen duke mare veresi ne dyqanet e lagjes , por megjithate bashkeqytetaret e tyre përpiqen mesa munden t’i ndihmojnë sa për të mbajtur disi frymën gjallë kater anterve te kesaj familje.
 
“Ushqehemi me veresi, më kanë përzën edhe prej në shitore, mbaroje njëherë këtë llogari më thotë, dikush e grisë dhe më thotë mos vish më, fletorja është e stërmbushur, si ju ka edhe të tjerë përze njërin përze tjetrin bëj, ndonjeherë dikush që blen sëbashku me mua, I shtie në llogarin e tij, thotë Ramani kështu ka marë cka të bëj ta shkruaj në fletore thotë futi në llogarin time, të paguara I ka”, shprehet Raman Karpuzi.
 
Jam lodhur nga pritjet për punë, e nderoj punën por puna nuk është, kemi ndodhur të ngelemi edhe pa bukë,kane munguar produket kryesore si mielli vaji sheqeri e per te te tjera te mos flasim rrefen Ramani 
 
“Si të ketë punë shkoj puna është nder në të dy anët, por nuk arrij të gjejë, si mujore, ashtu edhe javore, ditore, me orë si do qoftë, me rëndësi është të punohet, hic sot, hic nesër, jam lodhur nga pritjet për punë, e nderoj punën por puna nuk është, Kemi ndodhur të ngelemi edhe pa bukë, I kam thënë kjo është kaq mund të marrë sot, pos ka ndodh shpesh në të rrallë, ndonjëherë është harxhuar buka, mielli, vaji, sheqeri, dhe produktet të tjera ushqimore”, shprehet Raman Karpuzi . 
 
Përveç kushteve të këqia, gjendja shëndetësore e e bashkeshoret Teutes gjithashtu nuk është e mirë. Aj lengon nga semundja e quajtur skelroz multipleks , kjo sëmundje mund të të bëj të palëvizshme, mund të humbish dritën e syrit, shprehet nena e femijeve Teuta 
 
“Para tre vitesh zonja e shtëpisë më dërguan në Ohër, ata nuk më mbajtën por më dërguan në Shkup, prej në Shkup ku ndejta 21 ditë deri sa mi bën analizat, pas 2 muaj më treguan se unë e kam sklerozën multipleks, para ca muajsh fillova të ndjej dhimbje në këmbë, më iku syri, ndejta 10 ditë dhe erdha, tash me terapi”, shprehet Teuta Karpuzi.
 
Kjo familje përveq që ka gjëndjën e rënde ekonomike, më të rënd jetesën e ben edhe semundja e zonjes se shtepis , familje kjo të cilës për gjithë këto vite i mungojë buzëqeshja dhe nuk i buzëqeshi fati, ndoshta pasqyrimi i gjëdjes së tyre , do të bëjë që ndonjë bamirës dhe zëmër bardhë ta ndihmojë.
 
HAMIDE IBRAHIMI