Maqedoni

Strasburg, Osmani i drejtohet komitetit të ministrave të KE-së

22.02.2023 12:47

Kryetari i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, ka mbërritur sot në Strasburg për të prezantuar programin e kryesimit...

Kryetari i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, ka mbërritur sot në Strasburg për të prezantuar programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
 
Njëkohësisht, kryetari Osmani do të ketë takim edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, me të cilën do të diskutohet për punën e përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe siguria e bazuar në demokraci, shtet ligjor dhe respekt për të drejtat e njeriut në Evropë. Gjithashtu, Osmani do të trajtojë prioritetet kryesore të presidencës së Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në agresionin ushtarak të Ukrainës, ndërtimin e besimit dhe pajtimit, kundër korrupsionit, si dhe rolin e të rinjve, thuhet në njoftimin e Ministrisë të Punëve të Jashtme.