Maqedoni
Debati për qeverinë e re, Xhaferi: Pres të mbarojë sot, por duhet shterur diskutimi
22.02.2023 14:34
Kryeparlamentari Xhaferi, shpreson që deri në fund të ditës të përfundojë debati për shkarkimin e ministrit pa portofol për Diasporën...

Kryeparlamentari Xhaferi, shpreson që deri në fund të ditës të përfundojë debati për shkarkimin e ministrit pa portofol për Diasporën, e të votohet për ndërprerjen e mandatit të ministrave e zëvëndësministrave të shkarkuar. Më pas do të fillojë pika e dytë e rendit të ditës, emërimi i anëtarëve të rinj të Qeverisë. Megjithatë thotë se nuk ua heq dot deputetëve të drejtën e fjalës që procedura të mbarojë më shpejt.
“Unë nuk kalkuloj me termet konkrete, ajo varet nga dinamika e diskutimeve në Kuvend. Çdonjërit që paraqitet për fjalë do i mundësohet ajo. Patjetër duhet të shteret diskutimi e të shkohet në votim.”, - u shpreh kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
