Maqedoni

“Garanci për të rinjtë”, mbi 80 mijë të rinj, i janë bashkuar projektit

22.02.2023 14:52

“Garanci për të rinjtë”, është projekt i cili u mundëson të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç....

“Garanci për të rinjtë”, është projekt i cili u mundëson të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, t'u bashkohen një prej programeve aktive të punësimit. Përvoja e vendit tonë, në zbatimin e projektit , u prezantua para përfaqësuesve të institucioneve kompetente shtetërore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të konferencës të mbajtur me këtë temë në Shkup.
 
“Papunësia tek të rinjtë, gjithnjë është në nivel të lartë, krahasuar me  moshat tjera. Kjo do të thotë humbje të resurseve njerëzore dhe talenteve të cilën shtetet tona nuk guxojnë ta lejojnë.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë për punësim, Bekim Murati.
 
“Maqedonia e Veriut, është vendi i parë jashtë BE-së që nga viti 2018, e zbaton me sukses projektin “Garancia për të rinjtë”. Që nga implementimi i saj, mbi 80.000 të rinj i janë bashkuar projektit. Pothuajse 40% e pjesëmarrësve të projektit morën një ofertë për punësim, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm dhe u përfshinë në një punë praktike, e cila konsiderohet si një rezultat pozitiv.”, - theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
 
“Maqedonia e Veriut, ishte vendi i parë jashtë BE-së, e cila në vitin 2018 filloi me implementimin e programit. Është mirë që të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, tani pranuan këtë nismë dhe filluan të punojnë në zhvillimin e skemave për garanci për të rinjtë.”, - u shpreh ambasador i BE-së në RMV, Dejvid Gir.
 
“Garancia për të rinjtë”, në vitin 2018 së pari si pilot projekt nisi të implementohet në disa komuna, ndërsa nga viti 2020 implementohet në tërë vendin.
 
SAFET ADEMI