Maqedoni

Analistët: Maqedonia po kalon nëpër proces të vështirë politik

07.02.2015 15:50

Maqedonia po kalon nëpër një proces të vështirë politik që pas vitit 2001. Kështu e vlerson situatën politike në vend analisti Albert Musliu...

Maqedonia po kalon nëpër një proces të vështirë politik që pas vitit 2001. Kështu e vlerson situatën politike në vend analisti Albert Musliu pas vendimit të LSDM-së për publikimin e dëshmive për keqpërdorimin e pozicioneve shtetërore.
 
Sipas tij opinioni publik është dëshmitarë i përplasjeve midis dy blloqeve më të mëdha politike në vend. Derisa VMRO-DPMNE fokuson vëmendjen tek mënyra e sigurimit të informacioneve të paralajmëruara,  LSDM thotë Musliu po përqëndrohet në përmbajtjen dhe publikimin e tyre.
 
“Për ne si qytetarë më me rëndësi është përmbajtja e tyre se procesi i marrjes së tyre gjithsesi do të jetë përgjegjësi edhe interes i atyre që do t’i prezentojnë ato informata ndërsa ne si qytetarë e kemi të drejtën dhe duhet të njoftohemi me të vërrtetën se çfarë ka ndodhur në Maqedoni. Sipas paralajmarimeve të opozitës bëhet fjalë për afera  korruptive të presonave me poste më të larta po edhe me peshë në institucionet e Maedonisë”, shprehet analisti Albert Musliu.
 
Pas publikimit të materialeve nga ana LSDM-së Musliu nuk përjashton mundësinë e përshkallëzimit të situatës që do të manifestohej me presione  dhe arrestim të reja.
 
“Mendoj se javët që vijnë do të jenë edhe më të tensionuara ngase do të fillojë të dalë edhe përmbajtja edhe do mund të kemi edhe forma të tjera të ndryshme presionit siç ishte ajo e prokurorisë ndaj mediave mund të shohemi edhe forma të tjera të presionit  por edhe besoj se mund të zgjërohet akuza edhe me persona të tjerë”, shprehet analisti Albert Musliu.
 
Shqetsues ngelet fakti thotë Musliu edhe paraqitja e ministrisë së jashtme ruse e cila zhvillimeve politike u përpoq t’ju japë një konotacion ndëretnik duke shtuar se mardhëniet ndëretnike  janë përdorur shpesh herë për të defokusuar vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm.  
 
Musliu pret një pranverë me shumë zhvillime ndërsa i gjithë ky proces sipas tij do të duhet të përmbyllet me zgjedhje të reja.
 
NAIM RAMADANI