Botë
Lëvizja “Besa”: Partitë në pushtet, po abuzojnë me gjyqësorin
22.02.2023 15:46
Nga Lëvizja “Besa” kanë akuzuar partitë në pushtet se po abuzojnë me pushtetin gjyqësor....

Nga Lëvizja “Besa” kanë akuzuar partitë në pushtet se po abuzojnë me pushtetin gjyqësor. Sipas “Besës”, preokupimi i vetëm i partive në pushtet është rehatimi i familjarëve të tyre në pozita të rëndësishme, sidomos në organet e drejtësisë.
“Gjatë gjithë kohës flasin për reforma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur, të cilat assesi të ndodhin. Maqedonia e Veriut ka dështuar rëndë në drejtësi, e gjithë kjo sepse zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së në vend që t’i qasen me seriozitet reformave në drejtësi, ata vazhdojnë ta ngufasin sistemin gjyqësorë duke rehatuar të afërmit e tyre në organet e drejtësisë.”, - u shpreh Fatmir Sabriu nga departamenti i drejtësisë i Lëvizjes “Besa”.
VMRO-DPMNE: Në vend t’i heqin certifikatën, e bëjnë prokuror
Edhe VMRO-DPMNE me akuza, sipas tyre edhe përkundër faktit se KShPk-ja ka konstatuar se Barlet Xhaferi, djali i Talat Xhaferit, në mënyrë të paligjshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomohet, ai bëhet prokuror publik.
“Barlet Xhaferit, jo vetëm që nuk i lejohet të bëhet prokuror publik, por sipas rregullave në Maqedoni, duhet menjëherë t'i hiqet certifikata për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe ai dhe të gjithë të përfshirët në këtë rast të përgjigjen penalisht. Juristi duhet të diplomohet, të kryejë studimet master, pastaj të trajnohet për një vit me avokat ose dy vjet në administratën shtetërore dhe vetëm më pas të regjistrohet në provimin e jurisprudencës.”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMADANI
