Maqedoni

Biden në Poloni: Nuk duam të shkatërrojmë Rusinë, duam paqe

22.02.2023 17:12

Nëse Rusia sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballet me një përgjigje të fuqishme ushtarake...

Nëse Rusia sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballet me një përgjigje të fuqishme ushtarake, tha presidenti i ShBA-ve në Varshavë, gjatë një takimi me homologun e tij polak. Sipas tij për luftën në Ukrainë nuk janë përgjegjëse ShBA-të dhe NATO-ja siç pretendon Putin, por çdo ditë që lufta në Ukrainë vazhdon, kjo është zgjedhja e Putinit.
 
“Shtetet e Bashkuara dhe kombet e Evropës nuk kërkojnë të kontrollojnë ose shkatërrojnë Rusinë. Perëndimi nuk po komplotonte për të sulmuar Rusinë, siç tha Putini . Miliona qytetarë rusë duan vetëm të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre nuk janë armiq. Kjo luftë nuk ishte kurrë një domosdoshmëri. Është një tragjedi. Presidenti Putin zgjodhi këtë luftë. Çdo ditë që lufta vazhdon, kjo është zgjedhja e tij.”, - deklaroi presidenti i ShBA, Joe Biden. 
 
Vizita e presidentit amerikan, Duda: Sinjal për ata që pushtuan një shtet sovran
 
Për Poloninë, vizita e presidentit amerikan, është mesazh për mbështetjen e aleancës ndaj njerëzve që jetojnë e duan të jetojnë në botën e lirë. 
 
“Ishte një sinjal për ata që shkelin rregullat ndërkombëtare, të cilët pushtuan një shtet sovran dhe të pavarur, që është Ukraina.”, - theksoi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda. 
 
Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU