Maqedoni

Prokurioria nis hetimet pas vdekjes së dy pacienteve në spitalin e Prilepit

22.02.2023 20:06

Prokuroria Themelore Publike në Prilep, po heton vdekjen e dy personave në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit...

Prokuroria Themelore Publike në Prilep, po heton  vdekjen e dy personave në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit,  – një grua 51 vjeçare dhe një burrë i panjohur – të cilët i janë nënshtruar procedurave kirurgjikale pas të cilave morën baktere intraspitalore nga të cilat humbën jetën. 
 
Menjëherë pas këtyre rasteve , janë mbyllur të gjitha sallat e operacionit në spitalin “Borka Taleski” dhe ndërhyrjet urgjente kirurgjikale kryhen në spitalin klinik rajonal në Manastir.
 
Prokuroria e Prilepit po heton edhe informatën për  trajtim të pakujdesshëm të një 30-vjeçari në Repartin e Neurologjisë në po të njejtin spital, për të cilin thuhet se për 30 ditë është trajtuar me diagnozë të gabuar.
 
“Për verifikimin e këtyre informacioneve dhe përgjegjësisë së mundshme penale, prokurori publik kompetent ka lëshuar kërkesë për marrjen e të gjithë dokumentacionit lidhur me këto raste nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor Prilep dhe nga ISHP Spitali i Përgjithshëm Prilep. Urdhër është lëshuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme – SPB Prilep për kryerjen e intervistave informative me zyrtarë të spitalit dhe të afërm të pacientëve. Pas kontrolleve do të merret vendim i prokurorit publik për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, njoftojnë nga Prokuroria e Prilepit.